Mustafa flet për 100 ditëshin e parë të punës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, po shqyrtohet draft raporti i 100 ditëshit të punës. Duke folur për 100 ditët e para të Qeverisë, kreu i saj ka thënë se një qeverisje e mirë siguron zhvillim ekonomik.

Ai është i bindur se kjo Qeveri ka punuar mjaft mirë. Por ai ka shtuar se është punuar në një ambient aspak të përshtatshëm, duke aluduar në vonesën e krijimit të institucioneve, por edhe me grevat e shumta dhe protestat e shumta, raporton Tribuna Channel.

Mustafa ka thënë se janë angazhuar që të forcojnë shtetin ligjor. Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka punuar në çështje konkrete që janë ndërlidhur me programin qeverisës.

Ai ka thënë se janë bërë reforma në sistemin e TVSH-së, si dhe disa vendime tjera të Qeverisë.

Duke përshkruar këto 100 ditë, Mustafa ka përmendur disa vendime që i ka marrë kjo Qeveri, si falja e borxheve dhe vendime tjera.

“Qeveria ka arritur të mos lejoj falimentimin e Trepçës dhe është duke punuar për nënshkrimin e MSA-së”, ka thënë ai./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button