Brukseli nuk duhet të shpërfill shqiptarët

Parlamentin Evropian u zhvillua dialogu i parë zyrtar mes përfaqësuesve të VMRO­-DPMNE dhe LSDM­së, me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Edvard Kukan, Ivo Vajgël dhe Riçard Houit dhe nën syrin e zgjuar të David Kullen dhe Kristina Graj nga Komisioni Evropian, në mënyrë për t’i dhënë fund krizës politike në Maqedoni.

Ndërkaq nga ana tjetër analistët reagojnë  për mos-përfaqësimin e shqiptarëve në dialogun në Bruksel. Profesori universitar

Abdulla Azizi theksoi se nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, ai shtoi se shqiptarët vetë kanë zgjedhur një pozicion që të mbesin jashta loje për shumë çështje që ndodhin në këtë shtet.

“Kjo është bërë një përvojë për përfaqësuesit politik shqiptar të cilët llogaris se në të shumtën e rasteve edhe vetë e kanë dëshiruar këtë pozicion duke bërë përllogaritjet politike të natyrës “mos e hidhërojë partnerin politik në bashkëqeverisje e koalicion” ose “emri i shtetit është çështje që duhet zgjidhur maqedonasit në mes veti”. Si çdoherë është me rëndësi që politikanët shqiptarë të ndërtojnë raporte të mira me kolegët maqedonas, duke harruar se zotërinjtë se kanë marrë mandat për të përfaqësuar interesat e votuesve shqiptar e jo të ndërtojnë raportet e tyre interpersonale dhe të interesit. Si rezultat i kësaj sjellje edhe Marrëveshja e Ohrit mbeti në pjesën më të madhe pa realizuar. E gjithë kjo e kaluar e dështuar në rrafshin e veprimit politik të subjekteve shqiptare ka reflektuar edhe në ngritjen e bindjes edhe të ndërkombëtarët që subjektet tona politike bëjnë gjithçka tjetër përveç politikës së përfaqësimit të mirëfilltë të shqiptarëve. Edhe në veshët e ndërkombëtarëve kanë arritur lajmet se partitë politike të shqiptarëve janë pjesë e këtij pushteti, mbrojnë interesat e këtij pushteti”, tha për Portalb, Azizi.

Ai shtoi se partitë politike shqiptare deri më tani nuk kanë marrë qëndrime për të gjykuar këto shkelje të rendit ligjor dhe kushtetues

“Partitë politike shqiptare deri më tani nuk kanë marrë qëndrime për të gjykuar këto shkelje të rendit ligjor dhe kushtetues. me një fjale tash bisedojnë LSDM dhe VMRO, çka të duhen aty shqiptarët kur ato janë pjese e pushtetit aktual dhe dihet se cilit tabor i takojnë me heshtjen e tyre. mendoj se kalkulimi i partive politike shqiptare i ka tejkaluar kufijtë dhe pozicioni i të qënurit indiferent ndaj shkeljes së demokracisë në vend rëndë do t’i dëmton interesat e shqiptareve në të ardhmen po që se ndërrohet pushteti” shtoi Azizi.

Kurse ish ministri i jashtëm Denko Maleski vlerëson se BE së pari do të fut në dialog partitë maqedonase në mes vete, për të zgjidhur akuzat dhe kundërakuzat që bëjnë në mes vete.

“Marrëdhëniet e tensionuara në mes partive maqedonase, dhe akuzimet së lideri i opozitës në bashkëpunim me shërbimet e huaja duan të rrënojnë qeverinë dhe kundërakuzat se udhëheqësia e partisë në pushtet është e involvuar në krim, dhe tentimi që të hapet në dialog në mes tyre është arsyeja që BE ka lënë anash BDI-në.  Por është e qartë se në momentin kur do të fillojnë bisedimet më serioze, nuk mund të sjellën vendime pa pjesëmarrjen e partnerit shqiptarë në koalicion”, tha për Portalb, Maleski.

Sipas Maleskit, BDI duheshe që nga fillimi të jetë e kyçur në bisedime.

“Personalisht mendoj se BDI duheshe që nga fillimi të jetë e kyçur në bisedime, për arsye që të mos thellohet mosbesimi në mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Gjegjësisht që maqedonasit dhe të huajt po bëjnë diçka pas shpinës së shqiptarëve”, tha Maleski.

LEXO MË SHUMË:

KRIZA POLITIKE: Një hap deri te marrëveshja në Bruksel, ose?

Abilaqim Ademi përcolli porositë e Kongresit të BDI-sëbdi

Sela: Brukseli të mos përjashtojë shqiptarët nga dialogu politik

Çfarë mund të sjellin negociatat e VMRO-LSDM në Bruksel?

Brukseli me përgjigje ndaj Prokurorisë për rastin “Puç”

BESA: Shqetësues fakti që shqiptarët nuk thirren në dialogun e Brukselit

Lajme të ngjashme

Back to top button