Një i vdekur dhe dy të lënduar nga një aksident komunikacioni në Shkup

Një këmbësor ka vdekur në vend, pasi është goditur nga një motoçikletë me të cilin udhëtonin dy persona.

Fatkeqësia ka ndodhur në orën 20  në bulevardin “Koço Racin” në afërsi të basenit olimpik. Vozitësi dhe shoqëruesi i tij më motoçikletë janë lënduar dhe njëri është dërguar në Qendrën urgjente ndërsa tjetri është në spitalin e qytetit.

Nga policia e Shkupit, thonë se hetimi në vend të ngjarjes nga Prokuroria publike dhe ekipet policore është duke u zhvilluar në vend të ngjarjes. Deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e viktimës, dhe as për shkallën e lëndimeve të dy tjerëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button