Nesër pa energji elektrike disa lagje të Shkupit

Nesër pa energji elektrike prej orës 9:30 e deri në orën 12:30 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës 5 në fshatin Vollkovë, komuna Gjorçe Petrov, informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza. Pa energji elektrike prej orës 9:00 e deri në orën 12:00 do të jenë shfrytëzuesit e rr. “Dimitar Miraçiev” dhe rr. “Eftim Sprostranov” në komunën e Kisella Vodës, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 14:00 edhe shfrytëzuesit e fshatit Usje. Prej orës 10:00 e deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Damaska”, “Bukureshka”, dhe “Varshavska” në lagjen Taftalixhe, ndërsa prej orës 9:30 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Mile Pop Jordanov” dhe “Stogovë” në komunën e Karposhit.

Prej orës 12:30 e deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës 58 në fshatin Vollkovë, komuna Gjorçe Petrov, ndërsa prej orës 8:30 deri në orën 10:30 banorët e rrugëve 518 dhe 532 në fshatin Mralinë, komuna Ilinden. Prej orës 6:00 deri në orën 8:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “133” në Bit Pazar dhe “26 Korriku” në komunën Çair, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 09:30 shfrytëzuesit e fshatit Usje, komuna e Kisella Vodës, kumtoi QRMK Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button