MIjatoviç: Lustrimi i Kostovës mund të ketë efekt shkatërrues për lirinë e mediumeve

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviç në letrën dërguar Tome Axhievit shpreh shqetësimin për vendimin e Komisionit për Lustrim që të shpall redaktoren e gazetës “Fokus”, Jadranka Kostova për bashkëpunëtore të shërbimeve sekrete.

Në letrën e dërguar Axhievit, përfaqësuesja e OSBE-së, Dunja Mijatoviç, thuhet se ajo nuk e vë në pikëpyetje procesin e lustrimit, por thekson se ky proces nuk duhet të shfrytëzohet si mjet për të ushtruar presion ndaj zërit kritik.

“Duke e marrë parasysh faktin se gazeta Fokus është nën presion duke përfshirë numrin e madh të padive ndaj gazetës dhe gazetarëve të saj, vendimi i Komisionit për lustrim mund të shihet si presion që mund të ketë efekt të tmerrshëm ndaj lirisë së shprehjes”, shkruan Mijatoviç.

Lajme të ngjashme

Back to top button