Recension: Me “bombën” e fundit, Zaevi e fundosi krejtësisht Fiat Canoskin

Tekstin që e recensojmë dhe i cili meriton recension negativ, i prezanton faktet në mënyrë selektive, manipulon me to dhe e spinon të vërtetën. Kështu, në vend që ta informojë publikun se lideri i LSDM-së më 23 mars 2015 publikoi disa biseda telefonike, për të cilat thotë se janë ndërmjet kryeministrit dhe ministrit për transport dhe lidhje dhe në të cilat, gjoja, “Gruevski ia pranon Janakievskit se e ka gënjyer Fijat Canoskin se i kanë gjetur gabime te ndërtimi”. Artikulli, krejtësisht i shtrembëron tezat dhe e plason tregimin se Canoski qenka ai i cili ka pranuar se ka pasur gabime gjatë ndërtimit!

http___netpress.com.mk_so-poslednataLinku deri te artikulli origjinal: Me “bombën” e fundit, Zaevi e fundosi krejtësisht Fiat Canoskin

Data dhe koha e publikimit: 23.03.2015, 17:26

Data e recensionit: 26.03.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

ARTIKULL QË NUK KA TË BËJË ME TË VËRTETËN

Në tekst ofrohet një informatë paushalle (e cila pastaj shfrytëzohet edhe në titullin spinues), se Zaevi me materialet që i prezantoi në konferencën për shtyp:

“nuk vërtetoi asnjë krim të pushtetit, por vetëm e fundosi edhe më tepër biznesmenin Fiat Canoski.”

Mirëpo, a është kjo kështu?  Dhe çka tha Zaevi kur e publikoi bombën e 13–të nga afera e “Përgjimeve”? Kjo lehtë mund të shihet në inçizimet nga konferenca për shtyp e LSDM-së. (inçizimi 2: Gruevski e demanton Gruevskin – minuta 12,47–23,10 nga video-inçizimi)

Në interes të së vërtetës, duhet thënë se lideri i opozitës duke i prezantuar bisedimet tha:

“Në këto biseda, Gruevski ia pranon Janakievskit se e ka gënjyer Fijat Canoskin se i kanë gjetur gabime te ndërtimi, ndërsa Mile Janakievski madje propozon “t’i gjejnë mangësi” që e gjithë bara të bjerë në kurrizin e Fijat Canoskit kundër të cilit është orientuar akti hakmarrrës…”

Pastaj ai i lëshoi audio-inçizimet (për të cilat thotë se janë bisedë ndërmjet kryeministrit dhe ministrit Janakieski), ku vazhdimisht dëgjohet qeshja e kryeministrit derisa i thotë Janakieskit se sa paska qenë i frikësuar Canoski nga ngjarjet që kanë të bëjnë me ndërtesën e tij “Kosmos”. Sipas këtyre bisedave, të dytë e përgatisin një skenar që t’i thonë Canoskit se, gjoja, janë konstatuar gabime gjatë ndërtimit të objektit “Kosmos”, e me qëllim që të shpëtohen nga përgjegjësia kryetarët e komunës së Gazi Babës dhe të Shkupit, për shkak se ata i kanë dhënë leje për ndërtim.

“E tani ti duhet ta mendosh një arsye pse e ke mbajtur. Diçka… idenë se kam, nuk ka nevojë të të tregoj në detaje, deri në mbrëmje, unë i thash – sonte do të të paraqitem”, (NG) (minuta 14,47 e video-inçizimit)

“Jo, menjëherë do t’u tregoj. Domethënë, kanë gabuar shërbimet, kanë bërë aneks, unë e kam lëshuar në Kadastër, ta kontrollojnë deri në fund. Dhe Kadastra, domethënë, do të më përgjigjet deri nesër.”, (МЈ)(minuta 14,59 e video-inçizimit)

 

“… A e di pse veprova kështu? Nuk e di a të kam treguar. Do t’i padisë, Kocen dhe këtë, Tonin. Kjo do të jetë. Do t’u marrë kompensim dhe do t’i padisë personalisht”, (NG)

“А të vazhdojmë apo t’i gjejmë ndonjë mangësi?”, (МЈ)

“Si?”, (NG)

“T’i gjejmë ndonjë mangësi?”, (МЈ)

“T’i gjejmë ndonjë mangësi të tijën, mirë është ta kemi, e pastaj ta shohim se si do të shkojë puna…”, (NG) (prej minutës 21, 50 deri në minutën 22,16 të video-inçizimit)

Mirëpo, në tekstin që është subjekt i këtij recensioni, aspak nuk përmenden këto momente. Faktikisht, artikulli fokusohet vetëm në një fragment nga bisedat, pastaj e përdor me qëllim që të krijojë fotografi të gabuar në publik se Canoski “e pranon se objektin kontestues “Kosmos”, e ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe se me këtë rast “bën pazarllëk” me kryeministrin gruevski që të rregullohet puna”.

Ditën e njëjtë, kur opozita i publikoi këto biseda të përgjuara, Canoski në një intervistë deklaroi:

“Unë kam thënë dhe them edhe tani se nuk kishte asnjë gabim në objekt. Ky është një shkatërrim politik. Me habit fakti se si duke qeshur bisedojnë për situatën time, përderisa unë u lutja të mos e rrënojnë, kisha edhe shumë të punësuar dhe për këtë arsye i lutja.”

Poashtu, pas audio-bisedimeve të publikuara në konferencën për shtyp të opozitës, djali i Canoskit, në profilin e tij në “Facebook” (duke e parafrazuar një deklaratë të vjetër të kryeministrit për të vërtetën), në mes tjerash shkroi:

“Po, e vërteta me të vërtetë është si thumb dhe doli në shesh, dhe edhe njëherë, publikisht, do ta falënderoj Zoran Zaevin…”

Mirëpo, ky artikull nuk ka bëjë me të vërtetën. Në fakt, ideja e tij nuk është që t’i prezantojë faket dhe të informojë objektivisht, por të manipulojë dhe ta shtrembërojë të vërtetën.

Në të është shkelur parimi themelor i gazetarisë etike, e që nënkupton se gjatë transmetimit të informatave, gazetarët do të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë nuk do të lejojnë shtrembërim të lajmeve.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button