Juventusit do t’i kthehen titujt me një kusht!?

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio, ka thënë se do të konsiderohet mundësia e kthimit të titujve që i janë marrë Juventusit në skandalin e Calciopoolit, nëse këta të fundit, heqin dorë nga padia e kompensimit, prej 443 milionë eurove.
Në vitin 2006, një skandal kishte tronditu futbollin italian, kur presidenti i Juventusit, Luciano Moggi, ishte akuzuar dhe shpallur fajtor për kurdisje të ndeshjeve.

Juventusi menjëherë ishte dërguar në Serie B, edhe pse ishte kampion i Italisë, ndërsa kësaj skuadre, i ishin marrë dy titujt e fundit, njëri i ishte dhënë Interit, ndërsa tjetri asnjërës skuadër.

Pas disa viteve nga ky rast, presidenti Moggi, është liruar nga akuzuat, ndërsa Juventusi po kërkon dëmshpërblim prej 443 milionë euro.
Por presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio, ka thënë se kthimi i titujve për Juventusin, nuk do të ishte problem, por ka kërkuar që kjo skuadër, të largojë padinë për dëmshpërblim, pasi që nëse kësaj federate i merren 443 milionë euro, kjo federatë do të falimentonte.

Lajme të ngjashme

Back to top button