Nigeri, opozita fiton zgjedhjet për herë të parë

Muhammadu Buhari është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Nigeri, të cilat u zhvilluan mes dhunës e kaosit.

Fitorja për ish-udhëheqësin ushtarak, Buharin do të shënojnë faqen e parë në historinë e Nigerisë, që një parti opozitare vjen në pushtet në mënyrë demokratike, raporton Al Jazeera.

Zëdhënësi i Partisë Kongresi i Të gjithë Progresistëve (APC) tha për agjencin AFP se partia e tij ishte shpallur fituese pas numërimit të votave.

Për të fituar zgjedhjet, 72-vjeçarit Buhari i duheshin më tepër se 50 për qind të votave totale. Tashmë, ai do të marrë postin e Presidentit Googluck Jonathan, në pushtet prej 5 vitesh, i cili akuzohet për korrupsion dhe skandale të tjera.

Zgjedhjet në Nigeri u zhvilluan të shtunën, mes trazirave dhe dhunës së përgjakshme të grupit ekstremist islamik Boko Haram. Dhjetëra persona u vranë, si pasojë e sulmeve terroriste kundër zgjedhjeve presidenciale. Përveç viktimave e të plagosurve, qindra të tjerë u ndaluan të votojnë nën kërcënimin e armëve.

Lufta kundër dhunës së xhihadistëve pritet të jetë edhe prioriteti i presidencës së ardhshme në Nigeri.

Lajme të ngjashme

Back to top button