LSDM me padi të reja për Gruevskin, Janakievskin dhe Trajanovskin

Në Prokurorinë Publike për krim të organizuar, LSDM-ja sot ka dorëzuar kallëzim penal kundër Nikolla Gruevskit, Mile Janakievskit, Koce Trajanovskit dhe personave të tjerë të përfshirë në mënyrë direkte në veprime kriminale dhe korruptive, lidhur me parcelat në Vodno.

Veprat penale për të cilat është ngritur padi janë bashkëpunim kriminal, larje parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Si dëshmi, përveç audio-inçizimeve të prezantuara para publikut është dorëzuar edhe dokumentacion i detajuar.  Nga dokumentacioni del se kryeministri Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë blerë parcelat, pas uljes drastike të çmimeve në treg. Pastaj me urdhër të Gruevskit bëhet ndryshimi i Planit gjeneral urbanistik dhe Planit Detal Urbanistik. Me të gjitha veprimet e ndërmarra Gruevski me bashkëpunëtorët ka fituar pronë prej 17 milion eurove”, deklaroi Damjan Mançevski, nënkryetarë i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button