Aliti dhe Jashari të BDI-së në kundërshtim për Këshillin Gjyqësor

Ndryshimi i ligjit për këshillin gjyqësor, ka përplasur deputetët dhe ministrat e BDI-së në të cilin kusht për emërimin e anëtarëve të rinj është përvoja 15 vjeçare si gjykatës. Në komisionin për sistem politik, që u mbajt ditë më parë deputeti Rafis Aliti kërkoi ulje të këtij pragu, nga 15 në 8 vjet, pasi sipas tij, numri i shqiptarëve për të përmbushur kushtin, është shumë i vogël dhe rrezikon përfaqësimin në këshillin gjyqësor, njofton Alsat-M.  Ai paralajmëroi se në lexim të dytë do të propozonte amendamente për ta ndryshuar këtë ligj.

Por, ministri i Drejtësisë Adnan Jashari i cili është firmëtar i propozim/ligjit, kundërshtoi sot këto vlerësime të kolegut Aliti, madje ftoi Kuvendin që të miratojë ndryshimet.

“Pyetja ishte sa është numri i kandidatëve. Unë menjëherë do t’u jap përgjigje. Numri i kandidatëve qëi plotësojnë këto kushte është diku rreth 1100, prej të cilave diku rreth 370 janë shqiptarë, zoti RafisAliti. Besoj se kuvendi i Maqedonisë do t’u japë ngjyrë të gjelbër këtyre propozimeve, dhe këto ndryshime do të bëhen pjesë përbërëse të ligjit për Këshillin Gjyqësor”, tha Jashari.

Lajme të ngjashme

Back to top button