Angellov: Shqiptarë e maqedonas kundër Gruevskit

Kryetari i “Dinjitetit”StojançeAngellov kërkon që shqiptarë e maqedonas të bashkohen në luftën kundër regjimit të Gruevskit, siç e quajti ai. Sipas Angellovit, qytetarët nuk duhet të bien pre e skenarëve të mundshëm të pushtetit për nxitjen e ndonjë konflikti të ri, për të shpëtuar veten nga pasojat e bombave.

“Jemi dëshmitarë se gjatë periudhëssë fundit ka tentativa nga kreu i regjimit të nxitë konflikt ndëretnik, duke tentuar që fajin të ma hedhin mua dhe liderit tëLSDM-sëZoranZaevit. Dua t’i porosit të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa dallim përkatësie fetare, etnike apo partiake: ne nuk kemi zgjidhje, nuk ka rëndësi nëse duam ose jo, ne duhet të jetojmë së bashku. Por edhe duhet të luftojmë së bashku, maqedonas e shqiptarë, bashkë kundër kriminelëve. Qytetarët të mos kenë frikë, nuk ka asnjë rrezik për destabilizim dhe konflikt të ri ndëretnik. Askush nuk është i çmendur që të vritet sërish, me qëllim që dikush tjetër të fsheh krimin që ka bërëprej vite me radhë, që dikush t’i marrë qindra milionë eurot e vjedhura”, tha Stojançe Angellov, “Dinjiteti”.

Angellov madje kërkoi që tëbisedojë edhe meish përfaqësues të UÇK-së, rreth mundësisë që bashkërisht të kundërshtojnë, siç thotë ai, pushtetin jodemokratik të Gruevskit. Ftesa për diskutime u pranua nga ish komandanti i policisë ushtarake të UÇK-së Abedin Zymberi, dhe takimi u la për nesër, në kuadër të emisionit “360 gradë” në Alsat M. 

Lajme të ngjashme

Back to top button