Është publikuar video-regjistrimi nga trajnimi i pilotit vetëvrasës Lubic

Video regjistrimi ku Andreas Lubic mëson se si të pilotoj me avion pa motor dje u shfaq në internet. Në video regjistrimin shihej se si atëherë 20 vjeçari Lubic i buzëqeshur drejtonte avionin pa motor në Gjermani.

Pilotit gjermani është i dyshuar se qëllimisht e ka shkaktuar rrëzimin e aeroplanit ku humben jetën 149 persona.

Sipas gazetës britanike “Miror”, familja e pilotit Patrik Zondenhajmer e sulmuan Lubicin. Gjyshja e Patrikut ka thënë se ai prej fëmijë ka dëshiruar të bëhej pilot.

– Nipi i im është i vdekur për shkak të një idioti – tha gjyshja e pikëlluar, Marianë, e cila shumë rënd po i përballon lajmet e fatkeqësisë.

Gjyshja gjithashtu ka thënë se nuk mund ta kuptoj gjestin e Lubicit.
Piloti Patrik Zondenhajmer ishte baba i një djali trevjeçar dhe i një vajze gjashtëvjeçare.

Lajme të ngjashme

Back to top button