Rritja e rrogave në MPB do të kushtojë katër milion euro

Mbi 10 mijë të punësuar në MPB, nëpunës policorë dhe persona të autorizuar zyrtarë, në kuadër të harmonizimit të rrogave me të punësuarit në Drejtorinë Doganore, si pjesë e programit për punën e Qeverisë, do të marrin rritje për 20 për qind të pagës bazë deri në fund të vitit 2017.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në konferencën e sotme për shtyp me kryetarin e Sindikatës Policore të Maqedonisë, Tihomir Klimovski, theksoi se me këtë harmonizim, që është rezultat i dialogut partner me sindikatën, do të pranohet edhe roli i veçantë i MPB-së në shoqëri, për shkak të rreziqeve, funksioneve, që i kryen edhe detyrat specifike, në të cilat nuk janë të kyçura strukturat e tjera të administratës publike, raporton MIA.

“Me pagesën e rrogës së prillit  të punësuarit në MPB do të marrin rroga, të cilat do të jenë më të larta për 5 për qind në krahasim me pagesën e tyre të marsit. Kjo do të thotë se për këtë qëllim Qeveria siguron 250 milionë denarë shtesë deri në fund të vitit”, sqaroi ministrja Jankulloska, duke shtuar se harmonizimi do të vazhdojë edhe në 2 vitet e ardhshme.

Ajo theksoi se nëse vihet deri në rritje të pagave të të punësuarve të tjerë në administratë, kjo do të vlejë edhe për të punësuarit në MPB, respektivisht kjo do të jetë rritje shtesë pavarësisht nga procesi i harmonizimit të rrogave.

Sipas Jankulloskës, nga viti 2006 e këtij me rritjen e re pagat në MPB janë më të larta për mbi 25 për qind, e kjo së bashku me investimet e mëdha në pajisje dhe përmirësimin e kushteve për punë, nënvizoi, më mirë e tregon sjelljen pozitive të Qeverisë drejt të punësuarve në MPB.

Ajo paralajmëroi se është  në fazën përfundimtare edhe miratimi i Marrëveshjes kolektive për të punësuarit në MPB.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Tihomir Klimovski, dialogu i shëndoshë  social me MPB-në, kontribuoi që të fillohet me procesin e harmonizimit të rrogave. Analiza vëlllimore krahasuese e ekipeve të punës nga sindikata dhe MPB-ja, potencoi, ka dhënë fryt.

“Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të madh ndaj punës, rreziqet enorme, rreziku, stresi dhe provokimet, me të cilat përplasen në punën e përditshme, kolegët e mi e meritojnë këtë rritje të pagave”, tha Klimovski, duke shprehur mirënjohje deri te Qeveria.

Lajme të ngjashme

Back to top button