Deralla: Kemi dëshmi të mjaftueshme që zgjedhjet e 2013 dhe 2014 janë jolegjitime

94.2 përqind e qytetarëve të anketuar në Maqedoni vlerësojnë se zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2014 kanë qenë jo të drejta dhe jo demokratike.

Hulumtimi është zbatuar në kuadër të projektit “ E drejta ime e votës”  të realizuar nga Civil përmes target grupeve dhe një ankete online, ku janë përgjigjur 223 veta nga 21 marsi deri me 28 mars të këtij viti.

“94.2 përqind e të anketuarve janë përgjigjur se zgjedhjet lokale në vitin 2013 kanë qenë jo të drejta dhe jo demokratike, ndërsa 95.5 përqind mendojnë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vitin 2014 nuk kanë qenë të drejta dhe demokratike.

“Pas një analize të gjatë, mbledhjes së të dhënave, matjes së qëndrimeve tona dhe tërë materialit që është mjaft i madh me të cilin disponojmë, nuk na ngelet gjë tjetër përveçse publikisht të deklarojmë se zgjedhjet në vitin 2013 dhe 2014 janë jo legjitime”, tha Xhabir Deralla nga Civil.

Lajme të ngjashme

Back to top button