SHGM: Lustrimi i gazetarëve dëshiron të shpërqëndrojë vëmendjen nga kriza e thellë politike

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se pushteti përmes aktualizimit të procesit të lustrimit të gazetarëve dëshiron të shpërqëndrojë vëmendjen e opinionit publik nga kriza e thellë politike me të cilën përballet vendi.

“Lustrimi i gazetarëve në kohën kur opozita publikon biseda të përgjuara që dëshmojnë për keqpërdorimin masiv të institucioneve nga qeveria, është përpjekje brutale për të parandaluar gazetarët të raportojnë për këtë skandal.

Lustrim i paanshëm dhe joselektiv është në interes të gazetarëve dhe mediave. Dilemat se mes gazetarëve ka bashkëpuntorë të shërbimeve sekrete duhet patjetër të sqarohet njëherë e mirë. Kredibiliteti i gazetarëve para opinionit duhet të mbrohet me çdo kusht.

Mirëpo, pas skandalit të përgjimit, ku viktima të ndjekjes kanë qenë edhe qindra gazetarë, besimi në institucionet është humbur dhe lustrimi si proces është komprometuar seriozisht.

Dyshojmë se pushteti aktual keqpërdor Komisionin për verifikimin e fakteve  për qërim hesapesh me gazetarët kritik për diskreditimin e tyre publik. Pushteti pa mbështetjen e opozitës në disa raste zgjeroi listën e personave që duhet lustruar, edhepse Gjykata kushtetuese përjashtoi gazetarët nga ky proces.

Kërkojmë që procesi i lustrimit të gazetarëve të ndërpritet derisa nuk formohet një Komision i ri për lustrim, në të cilin opinion do të ketë besim  dhe do të ketë kredibilitet të përfundojë procesin.

Presim që Gjykata administrative të shfuqizojë vendimin me të cilin gazetarja Jadarnka Kostova shpallet si bashkëpuntore e policisë sekrete. Shpresojmë se gjykata kur do të vendos do të ketë parasysh të gjitha elemenetet dhe efektin që ky vendim do të ketë ndaj lirisë së fjalës.

SHGM për sjelljen e pashembullt të Komisionit për verifikimin e fakteve, i cili me punën e tij brutalisht ka sulmuar kredibilitetin e gazetarëve, do ta alarmojë tërë Bashkësinë ndërkombëtare.

Ideja themelore e lustrimit ishte të pengojë që bashkëpuntorë të policisë sekrete, të cilët për shkaqe politike dhe ideologjike kanë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut, të ushtrojnë funksione publike. Është e pabesueshme që Komisioni për lustrim deri tani nuk ka lustruar asnjë bashkëpuntor të shërbimeve sekrete mes funksionarëve të lartë të pushtetit. Lustrimi i gazetarëve, personave të vdekur, aktivistëve qytetarë dhe shkrimtarëve dëshmon se pushteti fshehë bashkëpuntorët e vërtet të shërbimeve sekrete”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button