Bavarezët do të blejnë futbollistë me 100 milion euro

Anëtari i bordit ekzekutiv të Bayern Munchen, Jan Cristian Dreesen ka thënë se skuadra e madhe gjermane shpejt mund të bëjë një goditje 100 milionëshe në tregun evropian.

Në një intervistë për mediat gjermane, Dreesen ka thënë se Bayern nuk i frikësohet blerjes së një futbollisti për 100 milion euro dhe se ajo mund të ndodhë shumë shpejt.

“Do të ishte jo e logjikshme të thuhet se Bayern nuk mund të bëjë blerje 100 milionëshe për ndonjë futbollist. Ne kemi kapacitet dhe fuqi për ta bërë këtë dhe them se shum shpejt mund të ndodhë një blerje e tillë. Ky investim duhet të jetë i zgjuar sepse secili futbollist duhet ti përshtatet natyrës së Bayernit” ka thënë Dreesen.

Lajme të ngjashme

Back to top button