Shqipëria, 6 vjet në NATO

31 marsi është njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Ky vend u bë anëtari i 28 i Kësaj Aleance Veri Atlantike bashkë me Kroacinë.

Shqipëria kishte një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit në NATO, ku njëherë u pranuar si anëtare e Këshillit për Bashkëpunim të Atlantikut të Veriut në qershor 1992.

Por, Shqipëria dhe Kroacia morën edhe zyrtarisht pranimin si anëtare të NATO-së në takimin e nivelit të lartë të Aleancës që u mbajt në Strasburg më 3 dhe 4 prill 2009.

Më 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nisën një nismë të përbashkët të quajtur Grupi i Kartës së Adriatikut, të inkurajuar nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, Maqedonia u bllokua nga bashkimi me Aleancën më 2008, kur Greqia vuri veton ndaj përparimit të pranimit të vendit për shkak të mosmarrëveshjes në vazhdim për emrin.

Kroacia dhe Shqipëria, sidoqoftë, kanë bërë përpjekje të mëdha në rrugën e tyre drejt pranimit në Aleancë. Vendet përcaktuan përparësitë e tyre më të larta për të përmbushur standardet demokratikë, për të pakësuar korrupsionin dhe për të luftuar krimin e organizuar, për të zbatuar reformën gjyqësore, për përmirësimin e administratës publike dhe nxitjes së marrëdhënieve fqinjësore.

Vendet anëtare të NATO-së mbikëqyrin reformat e parashikuara dhe vlerësojnë zbatimin e tyre.

Shqipëria, e cila gjithashtu mori një ftesë zyrtare në njërin prej takimeve të larta të NATO-s, ka përparuar pak më ngadalë. Vendi u bashkua me Këshillin e Bashkëpunimit të Atllantikut Verior më 1992 dhe u bë një anëtar i PfP më 1994.

Shpejt, pas përqafimit të nismës së PfP, Shqipëria paraqiti një plan për bashkëpunimin ushtarak dhe reformat.

Vendi ka zhvilluar një ushtri të vogël, të stërvitur mirë prej 16,000 trupash që është në përputhje me kërkesat e Aleancës.

Lajme të ngjashme

Back to top button