LSDM: Agjencia për shërbime mediatike është nën kontrollin e Gruevskit

Shumica në Agjencinë për mediume sot konfirmoi se edhe ky trup rregullator është trup partiak i kontrolluar nga një qendër, zyra e Nikolla Gruevskit, thonë nga LSDM.

“I turpshëm dhe i palejuar është vendimi i sotëm të cilin e miratuan anëtarët nën kontrollin e Gruevskit, me të cilin refuzohet propozimi që të kërkohet nga RTVM transmetim objektiv dhe profesional, në kushte kur servisi nacional shkel obligimet elementare ligjore që të mbahet në parimet e vërtetësisë, balancimit politik, prezantimit të informacioneve të rëndësishme me interes të qytetarëve…

Vendimi i Agjencisë për mediume tregon se jo vetëm institucionet në Maqedoni, por edhe trupat rregullator siç është ky, KZSH, Komisioni shtetërorë për pengimin e korrupsionit, janë nën okupimin e Gruevskit dhe grupit të ngushtë rreth tij dhe nuk mund të punojnë sipas obligimeve të vërtetuara me Ligj, si mekanizma kontrollues të keqpërdorimeve nga ana e pushtetit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button