Djemtë e kombëtares festojnë pa alkool fitoren me Armeninë (FOTO)

Pasi kanë shënuar historinë mbrëmë duke përmbysur rezultatin me Armeninë, lojtarët e kombëtares kanë shijuar një darkë të këndshme.

Ajo që bie në sy është se në tavolinën ku ata darkojnë nuk shihet asnjë pije alkoolike përveç se ujë dhe pije të gazuara, transmeton portali Albeu.

Kjo nuk ështe e rastësishme, pasi pjesa dërrmuese e lojtarëve të ekipit tonë kombëtar janë besimtarë praktikanë myslimanë dhe përdorimi i alkoolit është i ndaluar në Islam.

Duket se edhe lojtarët e tjerë janë solidarizuar me t’a duke u mjaftuar vetëm me ujë apo pije të gazuara.

Shumica e lojtarëve të ekipit tonë u fotografua dy ditë më parë në një xhami në Durrës duke falur namazin e Xhumasë, ndërsa Mavraj pas shënimit të golit mbrëmë falenderoi Krijuesin duke iu përulur Atij.

Djemtë e kombëtares festojnë pa alkool fitoren me Armeninë
Djemtë e kombëtares festojnë pa alkool fitoren me Armeninë

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Mavraj shenoi gol dhe veprou si nje besimtar dhe s’ka gje te keqe aty. Dikush nuk u pajtua me te dhe prap s’shoh se eshte ndonje fatkeqesi kombetare kjo. Ne tavoline lojtaret nuk pine se jane sportiste apo se jane besimtare, ose po sepse respektojne shoket e skuadres – edhe kjo s’duhet te na gezoje apo shqetesoje teper. Sa me shume vemendje dhe hapesire i japim ketij aspekti, aq me shume shpirtrat tane trazohen nga egoja per te insistuar ne te verteten personale. Le te beje kush si te doje, derisa nuk demton skuadren apo derisa interesi kombetar nuk cenohet nga bindja e secilit individ, pa marre parasysh a eshte ajo politike, ideologjike, ekonomike apo fetare.

  2. po de, vete fakti qe portalbi po i transmeton keto lajme duke potencuar elementin islam ne secilen gje eshte dicka per te bere te mendojsh dy here. Shumica jemi musliman, po ska pse gjithcka te shifet nga prizmi fetar. Ne qe e lexojme kete lajm tani cfar duhet te konkludojme…se te gjithe jo muslimanet shqiptar jane te keqij, ose ata qe pijne alkool jane te ulet? Keto jane zgjidhje individuale, secili vendos per vete, ska pse promovohen keto si vlera kolektive. plus komentuesi para meje shume mire e tha, ndoshta nuk pijne per arsye se jane sportist?!

Back to top button