Kush ia kërkoi Haxhisë që të lë boksin pas humbjes nga Brahmer?

Boksieri nga Juniku, Haxhi Krasniqi, i ftuar në emision Imazh të RTK-së, ka zbuluar disa prapaskena interesante rreth meçit për titull të botës, ku u mund nga kampioni Jurgen Brahmer.

Krasniqi ka thënë se pas mposhtjes nga Brahmer, nëna e tij i ka kërkuar që të lë përfundimisht boksin.

“Nëna më ka kërkuar që të lë përfundimisht boksin. Por i jam përgjigjur menjëherë se kjo nuk do të ndodhë, pasi që nuk do të heqë dorë deri sa të bëhem kampion”, tha Krasniqi, transmeton Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button