Unioni i shkollave të mesme e dorëzoi Platformën e saj në Ministrinë e Arsimit

Unioni i shkollave të mesme të Maqedonisë, e dërgoi sot në Ministrinë e arsimit dhe shkencës të ashtuquajturën Platforma e shkollave të mesme, si dokument i cili i përfshin kërkesat e nxënësve të shkollave të mesme në lidhje me ndryshimet e fundit në procesin e provimit të maturës.

“Në këtë mënyrë edhe njëherë në mënyrë kategorike e theksojmë para përgjegjësve të maturës shtetërore se kërkojmë takim në të cilin drejtpërsëdrejti do të bisedohet për tejkalimin e kësaj situate dhe për problemet që i tangojnë nxënësit e shkollave të mesme, posaçërisht maturantët. Kërkesa jonë kryesore është që matematika mos të jetë lëndë e detyrueshme gjatë nënshtrimit të provimit të maturës shtetërore, gjegjësisht maturantët të kenë të drejtë për zgjedhje të lëndëve gjatë maturës shtetërore” thuhet në kumtesën e Unionit të shkollave të mesme.

Të mërkurën, me 1 prill ata paralajmëruan marshin e dytë protestës kundër reformave të këqija në arsim. Ata do të protestojnë me maska.

Para dhjetë ditëve ky union organizoi marshin e parë të nxënësve të shkollave të mesme mu për këtë qëllim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button