Momentet e fundit në fluturimin A320

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar pjesë nga incizimi i njërës nga kutitë e avionit “Airbas A320”, të cilat dëshmojnë se kopiloti vetë e mbylli kabinën dhe qëllimisht e rrëzoi avionin në Alpet franceze.

Fluturimi i avionit të kompanisë gjermane “Germanwings” filloi sikur dhe çdo tjetër me bisedën e rëndomtë në kabinën e pilotit, ku kopiloti Andreas Lubitz me asgjë tregonte tmerrin që në vazhdim do të shkaktonte.

Incizimi fillon pasi që kapiteni Patrik S. u kërkon falje udhëtarëve për vonesën prej 25 minutave duke shtuar se do të përpiqet që gjatë fluturimit nga Barcelona për në Duesseldorf ta kompensojë.

Sipas pjesëve që i ka nxjerrë gazeta gjermane, kapiteni nuk kishte pasur kohë të shkonte në tualet para largimit nga Barcelona dhe Lubitzion që ofrohet për të marrë komandën në çdo moment.

Në orën 10 e 27 minuta avioni e arriti lartësinë e duhur 11.600 metra, kur kapiteni kërkoi nga Lubitz të fillonte përgatitjet për ulje.

Kopiloti dëgjohet, ndër të tjera, duke iu përgjigjur: “Shpresoj” dhe “Do të shohim”. Pas verifikimit për zbritje ai i thotë pilotit se tash mund të shkojë. Kalojnë dy minuta kur piloti i thotë Lubitzit: “Ti mund ta marrësh”.

Pastaj dëgjohet tingulli i rregullimit të karriges dhe mbyllja e derës , e në orën 10 e 29 minuta avioni fillon uljen. Sipas prokurorisë franceze, pasi kishte mbetur i vetëm në kabinë, Lubitz aktivizon butonat për ulje të avionit.

“Kjo ka mundur të bëhet vetëm qëllimisht. Është i pamundur aktivizimi i butonave gabimisht” ka thënë prokurori.

Sipas kumtesës së Germanwegs rënia e shpejtë ka ndodhur për 8 minuta. Në orën 10 e 32 minuta, kontrollorët e fluturimit u përpoqën të vënë kontakt me avionin, dhe alarmi automatikisht u aktivizua në të njëjtën kohë dhe pastaj së shpejti u dëgjua një goditje e fortë sikur dikush të provonte të hapte derën me dhunë dhe të hyjë në kabinë

Në incizimin e zërit dëgjohet kapiteni duke thënë: “Për emër të Zotit, hape” e më larg edhe britmat e udhëtarëve.

Në orën 10 e 35 minuta dëgjohen “goditje të fuqishme metalike” në dyer të kabinës dhe një alarm 90 sekondash më pas. Në lartësinë 5.000 metra, dëgjohet britma e kapitenit: “hape këtë derë të mallkuar!”

Në orën 10 e 38 minuta, në kabinë dëgjohet vetëm frymëmarrja e Lubitzit i cili nuk flet asgjë. Rreth orës 10 e 40 minuta avioni godet malin dhe dëgjohen britmat e udhëtarëve – zëri i fundit i incizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button