A la testament Presidenti Ibrahim Rugova?

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka riaktualizuar këto ditë një çështje të përmendur shpesh vite me parë; saktësisht në vitin 2006 kur ndërroi jetë Presidenti Ibrahim Rugova.

Z. Sejdiu, në emisionin Komiteti të Gazetës Express, tha se Presidenti Rugova e kishte lënë atë për trashëgimtar.

“Ka edhe dokumente për këtë… Njerëzit janë gjallë dhe mund ta thonë”, tha Sejdiu.

Presidenti Sejdiu “testamentin” e përmendi në kontekst të asaj se Rugova kishte vlerësuar se ai duhet ta zëvendësonte në Ekipin e Unitetit – trup kjo që udhëhiqte bisedimet Kosovë-Serbi.

Edhe përkundër kësaj deklarate, këto ditë nuk ka pas një reagim nga LDK dhe udhëheqësit e saj.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/a-la-testament-presidenti-ibrahim-rugova-90483/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Lajme të ngjashme

Back to top button