Dy të dyshuar në arrati për vrasjen në Albi Mall

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në orën 01:25 minuta ka marrë informacionin se në lagjen Veterniku respektivisht në qendrën komerciale Albi Mall në Prishtinë, ka ndodhur një tentim vjedhje e rëndë, ndërsa si pasojë roja e objektit është vrarë, transmeton Telegrafi.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje dhe viktima N. Ramadani, mashkull, 44 vjeç, shtetas Kosovar, ( roje sigurie në qendrën komerciale) duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

“Mbështetur në rezultatet e para të punës policore, hetuesit rajonal kanë ngritur versionin e hetimit se dy të dyshuar të maskuar dhe së paku njëri nga ta i armatosur ishin futur brenda në qendrën komerciale Albi Mall me qëllim të vjedhjes së një kasaforte. Ndërkohë që roja e sigurisë (viktima) i kishte vërejtur të dyshuarit brenda objektit kishte bërë përpjekje për t’i ndaluar ata, me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka shkrepur armën në drejtim të tij, ku për pasojë i ka shkaktuar vdekjen”, bëhet e ditur në komunikatë.

Policia thuhet se po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit duke intervistuar një numër personash në cilësi të dëshmitarëve apo edhe të tjerë, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.


Vritet roja në Albi Mall

Sot rreth në orët e para të mëngjesit tre persona kanë hyrë në qendrën tregtare ‘Albi Mall’ dhe kanë vrarë një person që ka punuar si roje sigurimi.

Rasti ka ndodhur në katin e tretë të “Albi Mall”, ku roja e qendrës tregtare e ka parë grabitësin duke tentuar të vjedhë një kasafortë me të holla, dhe me ç’rast në tentim për ta penguar grabitësin, ky i fundit e ka qëlluar për vdekje, kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.

Viktima mësohet të jetë 44- vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se ai ka ndodhur rreth orës 1:30 pas mesnatës, kur edhe është pranuar informata se në atë lokacion është duke u bërë një vjedhje në proces, dhe se një person ka marrë plagë në gjoks.

Ndërsa nga mjeku i emergjencës është konfirmuar vdekja, dhe njësitë relevante, sipas zëdhënësit Hoxha, kanë ndërmarrë veprimet fillestare.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button