Zyrtare: Do të ketë referendum për pamjen e re të Qendrës Tregtare në Shkup

E plotësuar-

Pas dy orëve diskutimi të tensionuar këshilltarët e Komunës Qendër me 12 vota për dhe 11 të përmbajtur vendosën të organizojnë referendum për pamjen e re të Qendrës Tregtare të Shkupit, pas iniciativës së Qeverisë për ta shndërruar fasadën e saj në stil barok.


Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Komunë qendër propozojnë që referendumi për pamjen e Qendrës Tregtare në Shkup të organizohet në nivel të tërë shtetit pasi që sipas tyre, në ndërtimin e saj kanë marrë pjesë më shumë kompani shtetërore.

Në këtë, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski u përgjigj duke i pyetur ata pse kur u vendos për ndërtimin e projektit “Shkupi 2014” nuk kanë kërkuar po të njëjtin referendum që të pyeten të gjithë qytetarët.

“Kur u vendos që gjysmë miliardë euro, para të qytetarëve nga i gjithë shteti të harxhohen për “Shkupi 2014”, edhe pse fillimisht premtuan që do të harxhojnë vetëm 80 mijë euro, pse atëherë nuk dolët me këtë propozim? Ne tani vendosim për Qendrën Tregtare sepse është territor i Komunës Qendër. I kam bërë thirrje edhe kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski t’i bashkëngjitet iniciativës por ka 10 ditë që nuk kam përgjigje” tha mes tjerash, Zhernovski.

Derisa seanca e Këshillit komunal mbahej, qytetarët dhe aktivist u mblodhën para komunës për ti dhënë përkrahje iniciativës për referendum.

LEXO MË SHUMË:
Në referendum do të vendoset për fatin e Qendrës Tregtare
Përkrahje për referendumin e fasadës së QT nga “Metamorfozis”
Civili e përkrah idenë e referendumit për fasadën e QTQ-së

Lajme të ngjashme

Back to top button