Mungesa e teksteve në fushën e arsimit muzikor

Në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Republiken e Maqedonisë, nëpër shkollat fillore dhe ato të mesme të drejtimeve të ndrushme , ka shum vite që po bëhen përpëlitje rreth teksteve shkollore dhe ate të diciplinave të ndryshme, por pika më e dhembshme dhe më e dëmshme është ajo e lëndëve të Arsimit muzikor dhe Historisë. Në që të dyja këto lëndë mesimore , në tekstet shkollore në “përdorim “, po vërehen shum dukuri devijante me mangësira të shumta e që në esencë dëmtojnë proceset e mirëfillta të edukimit e arsimimit të shëndoshë të gjeneratave të reja. Këto tekste shkollore fare nuk bazohen në faktet shkencore dhe edhe më pakë kanë për bazë vlerat specifike që detyrimsht duhet respektuar dhe që duhet të mbajnë vecoritë e vlerave kulturore e faktike si atribute të specifikave tradicionale kombëtare të kulturës, trashigimisë dhe historisë shqiptare. Gjuha amtare, Historija kombetare dhe muzika , janë tre shtyllat kryesore që kanë vlerat, karakteristikat dhe veçoritë specifike të çdo populli. Ato duhet të jenë lëndë me preoritet e të bazuara në rregulla të përcaktuara .

Arti muzikor shqiptar poashtu ka historinë e tij, ka specifikat e tija , ka karakteristikat e veta si : ritmin, vijen melodike, harmoninë e vetë, veglat( instrumentet) e veta muzikore , veprat muzikore , kompozitorët e vetë, artistët produktiv e reproductiv e kështu me rradhë. Të gjitha këto vlera janë të bazuara në traditën e lashtë, në proceset evulative dhe zhvillimin kontinuitiv të këtij populli. Çdo tentativë e veprimeve që bie ndesh me këto parime; është iracional, i paqëndrueshëm , i dëmshëm dhe si i tillë i parealizueshëm. Pra në kontinuitet kështu po ndodh në procesin edukativo-arsimor lidhur me mësimin e arsimit muzikor në Republikën e Maqedonisë e në vecanti me tekstet shkollore. Dikasteri që duhet të përkujdeset për arsimim të shëndoshë e të gjithë popullates në këtë shtet ; duhet ta ketë parasysh se kjo shoqëri është multietnike dhe multikulturore , prandaj edhe duhet qasje me përgjegjësi të vecantë në përpilimin adekuat të teksteve shkollore.

Konceptet e errëta programoro-partiake , nuk lejohen në proceset e shëndosha edukativo-arsimore ; ato janë të dëmshme, devalvuese dhe bartin shumë rrëziqe!
Sot nxënësit shqiptar në R. e Maqedonisë , kanë në dispozicion librat e arsimit muzikor -mjetin mësimor më diskriminues , sa as në kohërat e komunizmit nuk pati aq antivlera dhe bastardime; pandam vlerave të pastra e të mirëfillta të muzikës shqiptare. Sot nuk ka peshë sintagma : “ më mirë një tekst shkollor të shtrembëruar e të pa vlerë se sa pa të “…alternativat janë të mundëshme dhe të ndryshme . Këto tekste shkollore janë të përpiluara në gjuhen Maqedonase, nga autorë maqedonas dhe dedikuar nxënësve të këtij komuniteti. Nuk pretendoj të futem në analiza detajike , por ato janë të përkthyera verbalisht e të dobëta , me një terminologji joadekuate , këngë që lidhen me histori ,gjuhë , doke e festa të këtij populli , devalvojnë e ofendojnë traditën dhe vlerat kulturore shqiptare; thjesht thënë ato janë të pakapshme e të parealizueshme në rrjedhën e procesit mësimor në gjuhen shqipe dhe prandaj si të tilla jan lënë jashta pëdorimit .

Ekspertët shqiptarë ato të fushës së artit dhe arsimimit muzikor po edhe të fushave të tjera, shumherë kan kërkuar e sugjeruar mbi problematikën e mungesës së teksteve kualitative e adekuate në këtë lëmi , ndërkaq kompetentët pranë ministris së arsimit e shkencës si dhe të entit shtetëror për përparimin e arsimit në RM , ngelën të shurdhër e të painteresuar për ta zgjidhur këtë çështje shum vitale e kaq të ndieshme në arsimimin e nxënësve shqiptar. Autorit të këtij shkrimi i ju dha oferta për ti nënshkruan -në cilësinë e recenzentit – të gjitha librat shkollore në fushën e arsimit muzikor të përkthyera nga gjuha maqedonase, pra me mundësinë që ato të përdoren edhe tek nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe. Sugjerimet e mija ishin të sinqerta dhe profesionale e që nderlidheshin me ate që kam cekë dhe më lartë. Menjëherë kërkova të përpilohen tekste origjinale e nga autorë shqiptar, sugjerova së paku këngët të përzgjidhen nga pjesa e krijimtarisë të kompozitorëve e nga folklori i begatshëm shqiptar, insistova lidhur me idenë në unifikimin e programeve mësimore me ato të R. së Kosovës dhe të R. së Shqipërisë, ashtu siç kohë më parë (më dt. 29.9.2011 në një tribunë shkencore nën moton : “Sfidat e arsimit shqip në Maqedoni” e ku morën pjesë: ish ministri i arsimit në R. e Kosovës prof. Rexhep Osmani , zv/ministrja e arsimit të R. Shqipërisë, Prof. Dr. Nora Malaj , ish ministri i arsimit në R. e Maqedonisë S. Rushiti dhe një numër i madh Profesorësh e intelektualësh që meren me këto problematika dhe një nga pikat e konkluzioneve ishte pikërisht , “Rishikimi I strategjive dhe krijimi I pikave të përbashkëta në arsimin parauniversitar , rishikimi i modeleve të përbashkëta në drejtim të konsulencës kombëtare për unifikimin dhe modifikimin e programeve , kurikulave dhe teksteve shkollore”… etj. , por perçudi Ministri i asaj kohe në ketë resor ,Nikola Todorov ngeli konsekuent në qëndrimet e tija (partiake) lidhur me tekstet shkollore që kanë të bëjnë me arsimin muzikor shqiptar .– “Do të botohen të atillë çfar janë dhënë për botim , pa ndryshim as edhe të një presjeje, po edhe sikur të ngelin nëpër depo- jasht përdorimit “ , pat thënë ai. Ashtu dhe ndodhi .

Nënshkruesi u gjet . I riu , si veriu. Kolegu im F. Lumani, nuk pandehu në pasojat e mëdha që mund ti sjellë firmosja e tij mbi këto tekste bastadhuese e atak kaq të rëndë mbi arsimin muzikor shqiptar. U botuan dhe ngelen jasht përdorimit . E pra , sot në vend që dikush të meret në përgjegjësi për këto tekste shkollore të papërdorura , për dëmet e mëdha që sollën në aspektin edukativo-arsimor ate ideor por edhe material ; – nxëneësit shqiptar vuajnë pasojat e mungesës së teksteve mësimore adekuate e kualitative të kësaj fushe. Duhet nisur punën e duhet bërë ndryshimet. Ekspertët shqiptarë të kësaj fushe kan kapacitet për tu bartur me një detyrë të tillë,duhet vetëm vullnet i mirë dhe ndërgjegjje e pastër për të ardhë në një zgjidhje të shëndoshë e përmbajtësore ,por për këtë mendoj se duhet të ndryshohen (korigjohen) fillimisht plan-programet mësimore , adapte me nevojën e mësimit shqip e pastaj të përpilohen edhe tekstet shkollore që po mungojnë për lëndën e arsimit muzikor. Por, por se pari duhet te ndryshohen konceptet e erreta ne kokat e qoroditura të atyre që kan mar verdiktin e popullit dhe vendosin sipas terkeve të momentit e qejfeve personale , pa mbajtur llogari për dëmet e rënda e pasojat që u sjellin shkollarëve.

( Autori është Profesor i rregullt i lëndës së Artit Muzikor – Universiteti i Shkupit / UKM)

Lajme të ngjashme

Back to top button