Plenumi i Arsimtarëve nën presione të ndryshme

Plenumi arsimtarëve është iniciativë qytetare e cila doli pas marrëveshjes jo të suksesshme mes SASHK-ut dhe MASH-it. Kjo është strukturë horizontale ku të gjithë anëtarët janë të barabartë në sjelljen e vendimeve. Protesta e qetë nuk kishte mbaruar ende, kur udhëheqja e ngushtë e SASHK-ut në mënyrë të nxituar doli me etiketimin e arsimtarëve e Plenumit të Arsimtarëve.

Plenumi i Arsimtarëve njofton edhe për një numër të madh të presioneve ndaj anëtarëve të saj për shkak të së cilave një numër i madh i arsimtarëve kanë kërkuar të largohen nga anëtarësia. Ata kanë frikë nga pasojat ndaj tyre. Megjithatë thonë nga Plenumi kjo nuk është problem sepse në një ditë këtë iniciativë e përkrahin 5 deri në 10 anëtarë të rinj.

“Ftojmë partitë dhe udhëheqjen e ngushtë të SASHK-ut të mos bëjnë presione ndaj anëtarëve të Plenumit. Momentalisht ka 1.000 anëtarë të cilët haptas, por edhe sikur të mbetemi 50 anëtarë ne do të vazhdojmë luftën tonë për arsimim më të mirë”, thuhet në komunikatën e Plenumit të Arsimtarëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button