Kekenovski: Gruevski të jap dorëheqje, nuk dua të na ndodh Bukureshti

Në një intervistë për portalin  “Reporteri”, Jove Kekenovski thotë se nëse kryeministri është i bindur në atë që thotë duheshe në mënyrë publike të kërkojë nga ekspertët të deklaroheshin për bisedat e përgjuara. Ai nuk dhe përkrahje të VMRO-DPMN-së nga qytetarët në tubimet e saj.

“Shini fytyrat e atyre njerëzve dhe do ta keni ët qartë se a kanë ardhur për atë se e duan dhe e respektojnë liderin e tyre, apo është në pyetje diçka tjetër”, thotë Kekenovski.

Ai e sheh daljen nga kriza politike në dorëheqjen dhe largimin e plotë të kryeministrit Nikolla Gruevski nga politika në të kundërtën mund të ndodh revolta e popullit.

“Nuk dua që të na ndodhin ngjarjet e Bukureshtin të viteve 90 –ta gjatë rrënimit të diktatorit Nikollai Caushesku, por diçka punët shkojnë në atë drejtim”, thotë Kekenovski.

“Gjithsesi dalja nga kriza është në ndërgjegjen dhe moralin dhe kapacitetin demokratik të të gjithë të përfshirëve në këtë aferë të pa parë në këto hapësira. Kuptohet që është më e mira që kryeministri të jep dorëheqje dhe të lejojë institucionet me ndihmën e miqve tanë nga BE-ja të bëjnë punën në mënyrë profesionale”, thotë Kekenovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button