“Rule Turs” do të menaxhojë Stacionin e Autobusëve edhe 15 vite të ardhshme

Kompania “Rule Turs” edhe në 15 vitet e ardhshme do të menaxhojë me Stacionin e autobusëve në Shkup. Në ankandin e sotëm publik për qira dhe menaxhim me Stacionin e autobusit të Shkupit, që u mbajt në hapësirat e qytetit të Shkupit, koncesioneri i deritanishëm “Rule turs” ofroi ofertën më të lartë, 213 milionë denarë, plus TVSH. Çmimi i përgjithshëm i arritur arrin mbi 4 milionë euro, njofton agjencia MIA.

Në ankandin publik morën pjesë edhe kompanitë “Vardar Ekspres” dhe SIZ për komunikacionin rrugor (Komunikacioni Maqedoni – AMERIT) Shkup. Nga qyteti i Shkupit njoftojnë se për ankandin publik kanë qenë të interesuar 7 kompani prej të cilave 5 i kanë përmbushur kushtet. Deri në ditën e ankandit publik, prej këtyre pesë kompanive depozitë garantuese që ishte kusht për pjesëmarrje në ankandin publik kanë dorëzuar 3 kompani.

Lajme të ngjashme

Back to top button