Korçë, djali godet babanë me thikë në kokë

Një krim brenda familjes është shënuar në Korçë, ku djali ka qëlluar babanë, duke e lënë të plagosur.

18 vjeçari Klajdi Lotis me banim në fshatin Trebinjë, ka goditur me thikë në kokë babanë e tij K.Lotis 44 vjeçar.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme pas një sherri mes tyre, ku i riu nuk ka ngurruar të qëllojë të atin.

Si pasojë e plagëve të marra, 44 vjeçari ndodhet në spitalin e Pogradecit ku po mjekohet, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e uniformave blu, pas sinjalizimit të ngjarjes u bë arrestimi i Klajdi Lotis, si i dyshuar për ngjarjen. Aktualisht vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të gjithë sa ka ndodhur mes dy familjarëve./NOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button