Fitorja e Shqipërisë, ja titujt e mediave serbe

Të gjitha mediet e njohura serbe, i kanë kushtuar rëndësi të madhe ndeshjes së Shqipërisë me Armeninë, për faktin se kombëtarja e tyre, është në të njëjtin grup, dhe tashmë ka humbur shanset për të shkuar më tej.

Ja titujt e disa medieve serbe, pas fitores së Shqipërisë ndaj Armenisë.

“Kthehen për katër minuta, shqiptarët mundin Armeninë dhe ngrihen në krye të tabelës”, shkruan Kurir.

“Kartoni i kuq ndihmoi shqiptarët për mposhtjen e Armenisë dhe marrjen e kreut”, shkruan Telegraf.

“Kthesa për katër minuta e shqiptarëve, ia vështirëson jetën Serbisë”, ka shkuar Blic.rs

“Përmbysja e Shqipërisë për vendin e dytë”, ka shkruar B92.net

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button