“Plenumi i gazetarëve” kërkon takim me ekipin redaktues të RTVM-së

Përfaqësuesit e “Plenumit të gazetarëve” dërguan mesazh deri tek gazetarët që janë pjesë e ekipit redaktues të RTVM-së, Goran Petreski, Biljana Vasileva Trendafilova, Stojan Trpçevski dhe Dushko Arsovski me kërkesë për takim, njoftuan nga plenumi.

“Për shkak të brengosjes për gjendjet në të cilat është profesioni jonë ju bëjmë thirrje për takim në të cilin haptazi do të diskutonim për të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet gazetaria, si dhe për përgjegjësinë dhe obligimet e servisit publik. Takimi do të mbahet në Klubin e gazetarëve javën e ardhshme, në termin përkatës për ju dhe anëtarësinë e plenumit” thuhet në mesazh.

Lajme të ngjashme

Back to top button