Sadiku shënon gol për Finlandën (Video)

Futbollisti shqiptar nga Shkupi, Berat Sadiku ka shënuar gol për reprezentacionin e Finlandës në ndeshjen kualifikuese kundër Irlandës Veriore, në humbjen 2:1.
Sadiku pas një pauze që kishte në reprezentacion ka marrë ftesë për ndeshjet e radhës dhe ka treguar se jo rastësisht është ndër futbollistët më të mirë në kampionatin zviceran.

Sadiku i cili është lojtar i skuadrës së FC Thun, ka shënuar golin në minutën e fundit të ndeshjes, por duke mos arritur Finlanda që së paku të marrë barazim. Me këtë disfatë Finlanda mbanë pozitën e katër me vetëm katër pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara. / Portalb /

Obwohl Finnland heute das EM-Qualifikationsspiel gegen Nordirland 1:2 verlor, gibt es aus Thuner Sicht doch eine positive Meldung: Berat Sadik erzielte für Finnland in der Nachspielzeit den Anschlusstreffer. 🙂

Posted by FC Thun (Offiziell) on 2015-03-29

Lajme të ngjashme

Back to top button