Duka: Djemtë besonin në kthimin e rezultatit

Nuk ka munguar as lëvdata nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i cili tha se lojtarët fituan 3 pikë të rëndësishme në ndeshje të vështirë.

“Djemtë kishin besim edhe në pushimin e ndeshjes se do e kthenin rezultatin. Luajtën mirë dhe djersitën shumë”.

I pyetur në lidhje me kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë në Euro 2016, kreu i FSHF-së u përgjigj: “Pse jo, kemi lojtarë shumë të mirë, por kemi para edhe 4 ndeshje jashtëzakonisht të vështira”, tha Duka për ‘SuperSport’.

Lajme të ngjashme

Back to top button