Cana: Hap shumë i rëndësishëm, jemi në gjysmën e rrugës

Kapiteni i kombëtares, Lorik Cana thotë se fitorja e sontme ndaj Armenisë është një hap shumë i rëndësishëm për skuadrën drejtë kualifikimit në fazën finale të Euro 2016.

“Bëmë një hap të rëndësishëm. Goli i hershëm i kundërshtarit na prishi planet, por ia arritëm të fitonim”, theksoi Cana për ‘Supersport’.

“Kemi ende për të përmirësuar, kemi ende edhe gjysmën e rrugës. Po rritemi gjithnjë e më shumë. Nuk kemi luhatje në nivelin e lojës dhe shpresojmë që ta mbajmë gjithmonë këtë nivel që kemi treguar. Mungesat nuk ndikojnë më te ne si më parë”.

“Kemi luajtur 4 ndeshje, kemi pësuar vetëm 2 gola dhe jemi një ndër mbrojtjet më të mira të Europës. Është një arritje e jashtëzakonshme”, ishin fjalët e kapitenit.

Lajme të ngjashme

Back to top button