Nigeri, 41 të vdekur në 5 sulme të Boko Haram

Rritet numri i viktimave si pasojë e atentave dhe sulmeve të grupit terrorist Boko Haram në Nigeri, i cili ishte betuar se do të sulmonte vendvotimet në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Në verilindje të Nigerisë, bastion i fondamentalistëve islamikë, numri i të vdekurve në 5 sulme të ndryshme ka shkuan në 41.

Qindra të tjerë janë ndaluar të votojnë nën kërcënimin e armëve dhe kërcënimeve.

Ndërkaq dy bomba shpërthyen në juglindje, por pa pasoja në njerëz.

Më herët, vetëm gjatë të premtes dhe të shtunës, 23 të tjerë u varën në fshatin Buratai, rreth 200 kilometra larg kryeqytetit të Bornos, Maiguduri.

Ministri i Mbrojtjes kishte deklaruar se kishte shkatërruar të gjitha qendrat ushtarake të Boko Haram në Gwoza, gjithmonë në verilindje, duke vrarë shumë nga terroristët e Kalifatit.

Ai tha se kishte arrestuar shumë të tjerë, por siç duket sërish grupi terrorist ka bërë realitet kërcënimet e bëra publike në shkurt të këtij viti nëpërmjet një postimi në Twitter:

Zgjedhjet nuk do të mbahen në paqe, edhe nëse kjo na kushton jetën, shkruanin terroristët.

Lufta kundër dhunës së xhihditëve do të jetë edhe prioriteti i presidencës së ardhshme në nigeri, për të cilën në garë janë presidenti actual Goodluck Jonathan i partisë njerëzit demokratë dhe Muhammadu Buhari, gjeneral musliman dhe ish diktator.

Zgjedhjet u mbajtën të shtunën në vendim me 70 milionë banorë, teksa rezultatet priten ditët në vijim./Oranews.tv/

Lajme të ngjashme

Back to top button