Singapori i jep lamtumirën themeluesit të tij

Qindra persona u mblodhën në Singapor për t’i dhënë lamtumirën kryeministrit të parë të vendit Lee Kuan Yew, i njohur edhe si babai i kombit.

Në ceremoninë në nder të tij morën pjesë shumë udhëheqës botërore, si kryeministri japonez Shinzo Abe, ai Indian Narendra Modi, indoneziani Joko Widodo dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Lee, i cili vdiq në moshën 91 vjeçare të hënën më 23 mars, është konsideruar themelues i Singaporit modern, duke e transformuar vendin e vogël, ish koloni britanike, një një vendet më të pasura të botës.

Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong, djali i Lee, mbajti një fajlim rreth 40 minuta në anglisht, dhe në gjuhën kineze.

“Këtë vit shënohet edhe 50 vjetori i pavarësisë së Singaporit. Ne të gjithë do të donim që zoti Lee të ishte i pranishëm më 9 gusht për të festuar këtë moment historik.

Më shumë se kushdo tjetër, ishte ai që luftoi për një vend multi racial, e cili në fund të fundit çoi edhe në pavarësinë e republikës tonë” deklaroi ai.

Dhjetra mijëra njerëz me flamuj në duar qëndruan nën shi në rrugët e Singaporit, për të parë për herë të fundit arkivolin e themeluesit të Singaporit.

Ceremonia publike përfundoi me himnin kombëtar të vendit , teksa trupi i Lee do të digjet në një ceremoni private familjare./Oranews.tv/

Lajme të ngjashme

Back to top button