Përleshën ‘Plisat’ dhe ‘Torcida’ në Elbasan

“Plisat”, thuhet se janë konfrontuar me grupin e “Mitrovicës”, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të ndjekur nga afër kombëtaren tonë.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit “1 Maji”, i cili ndodhet në qendër të qytetit.

Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për gazetën Shqip, se palët janë konfliktuar për çështjen e një parulle, që njëri prej grupeve të tifozëve mbanin në duar, e cila ishte shkruar në gjuhën serbe.

Fillimisht palët u konfliktuan verbalisht e më pas, situata degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta. Burime të pakonfirmuara nga policia, thonë se gjatë përleshjes janë përdorur edhe thika.

Nga të dhënat paraprake bëhet dije se 4 persona kanë përfunduar në spital. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre dhe plagët që kanë marrë në trup.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët bënë të mundur shoqërimin e disa prej tifozëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button