Rasti “Monstra”, prindërit kërkojnë nga Zaevi ta publikojë të vërtetën

Edhe prindërit e katër të rinjve maqedonas të vrarë në liqenin e Smillkovës, kërkojnë nga lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, që ti publikojë dëshmitë që posedon në lidhje me këtë rast.

Dragan Triçkovski, Radenko Sllavkovski, Dime Acevski dhe Goran Nakevski, janë prindërit e të vrarëve në Smillkovë që kërkuan publikimin e të vërtetës për rastin e vrasjes makabre, raporton Telma.

“Në mesazhe mendojmë se qëndron edhe Ali Ahmeti”, thanë prindërit e të rinjve për televizionin Telma dhe shtuan se vlerësojnë se motiv i vrasjes janë edhe interesa biznesi të “funksionarëve të BDI-së”.

Lajme të ngjashme

Back to top button