Sonte, Shqipëri-Armeni – fitorja, opsioni i vetëm për Kuq e Zinjtë

Sonte e gjithë vëmendja e shqiptarëve është e fokusuar në “Elbasan Arena”, ku Kombëtarja shqiptare luan përballjen me Armeninë.

Kjo sfidë për kuqezinjtë është tejet e rëndësishme në garën për të siguruar një vend që çon në EURO 2016.

Ekipi shqiptar ka disa ditë që është grumbulluar për këtë sfidë jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Elbasan Arena” pritet të jetë e stërmbushur në përkrahje të djemve të kombëtares sonë.

Trajneri De Biasi deklaroi dhe se objektivi mbetet fitorja, por gjithsesi për teknikun ky takim nuk është përcaktues.

“Ne nuk hyjmë në fushë për barazim, por për të kërkuar 3 pikët, megjithatë nuk duhet të pushtohemi nga euforia, sepse kundërshtari është mjaft i fortë. Më vjen keq që Ajeti dhe Aliji nuk do të jenë pjesë e sfidës, për probleme burokratike, ndërsa për formacionin do të vendos pak orë përpara ndeshjes. Shqipëria do të provojë të shënojë, dhe pak rëndësi ka se kush realizon. Duhet të tregohemi të përsosur për të mos i lejuar hapësira Armenisë. Deri në mbylljen e eliminatoreve do të luhen edhe 5 takime, prandaj mendoj se rruga është ende e gjatë dhe se kualifikimi nuk varet nga kjo ndeshje.”

Ndërkohë që kapiteni Lorik Cana pasi vlerësoi aftësitë e skuadrës armene, shprehu besimin se ekipi kuqezi mund të marrë fitoren

“ Armenia është një skuadër shumë e mirë, pasi i ka hapur probleme të gjithë kundërshtarëve. Të gjithë presin fitoren nga ne dhe shpresoj dhe kam besim se pa ndryshuar fizionominë tonë të lojës ta marrim atë. Ka akoma ndeshje dhe nuk mendoj që është shansi i fundit, pasi ne jemi të aftë të fitojmë si në Danimarkë po ashtu edhe në Armeni, por pa diskutim që ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme “

Edhe trajneri i perfaqesues se Armenise zvicerani Bernard Challandes deklaroi se eshte ne Shqiperi per te marre fitoren:

“I kam parë të gjitha ndeshjet e Shqipërisë. Në miqësoren me Italinë, isha i pranishëm dhe në stadium, por kam parë dhe shumë video në Youtube. Shqipëria ka shumë lojtarë që luajnë në Zvicër, njoh mirë Canën, Gashin dhe Xhakën. De Biasi ka ndërtuar një skuadër të mirë, ku forca e ekipit është grupi i bashkuar”.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Armenisë nis në orën 18:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button