LIVE: Vazhdon punimet Kongresi tematik i BDI-së (VIDEO)

Me fjalimin e Erhard Busek, ish zëvendëskryeministër i Austrisë dhe koordinatorit të Paktit për Stabilitet dhe kryesuesin aktual me SECI dhe kryetarëve të tre odave ekonomike, Branko Azeski, Menderes Kuçi dhe Daniela Arsovska, sot në Shkup vazhdon kongresi dyditorë i BDI­-së.

Siç është paralajmëruar në sesion e parë të sotëm do të prezantohen dy anketa nga ana e IRI dhe NDI, ndërsa në pjesën e pasdites do të mbahet debat brenda partisë dhe do të miratohet Rezoluta e Kongresit tematik.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në ditën e parë të Kongresit, u bëri thirrje të gjitha organeve partiake dhe secilit anëtar që ta ngritin bashkimin e brendshëm partiak, ta vazhdojnë ndërtimin e partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare ndaj anëtarësimit në NATO dhe në BE, të vazhdojnë me punën e vështirë ndaj implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe realizimit të plotë të barazisë, si dhe të vazhdojë me përgjegjësinë ndaj qytetarëve. Përcaktimet programuese, përmes përbërjes së politikave të qëndrueshme, nënvizoi ai, BDI-­ja duhet t’i ndërtojë në bashkëpunim me autoritetet nga Brukseli dhe Uashingtoni, sepse me bashkësinë euroatlantike, nënvizoi, ndajmë vlera të njëjta, kemi qëllim të njëjtë dhe na bashkon interesi i përbashkët dhe ai është integrimi i vendit tonë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Në lidhje me publikimin e bisedave të përgjuara telefonike nga ana e LSDM­-së, Ahmeti përkujtoi se ka kërkuar monitorim ndërkombëtar me ekip politik të përforcuar me ekspertë juridik dhe hetues. Zgjidhjen e krizës aktuale politike, tha, e shohim në vendosjen urgjente të dialogut midis partive politike me ndërmjetësim politik të BE­-së në bashkëpunim me Uashingtonin me agjendë paraprakisht të caktuar me këmbëngulje deri në zbatimin e saj të plotë.

“Dialogut politik duhet patjetër t’i bashkëngjitet edhe BDI-­ja, sepse asnjë zgjidhje për Maqedoninë nuk mund të jetë e qëndrueshme pa pjesëmarrjen e bashkësisë së dytë sipas madhësisë në vend”, theksoi Ahmeti. Ai shtoi se rezultati nga dialogu politik është i nevojshëm për kthimin e stabilitetit politik në vend, ta hapë rrugën për zgjidhje institucionale të aferës me përgjimin, ta kthejë demokracinë parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button