Shqipëri- Armeni, edhe në Sheshin e Prishtinës

Ndeshja Shqipëri- Armeni, pritet të zhvillohet sot në stadiumin Elbasan Arena.

Me këtë rast, në përkrahje të kombëtares Kuq e Zi, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, që nga ora 14:00 nis festë e madhe.

Në një monitor Arena dhe me lidhje të shumta direkte nga Shqipëria, pritet të jetë një atmosferë vërtetë e veçantë.

Vlera Jusufi dhe Andin Loka, do të përcjellin tek ju emocionet e ndeshjes së shumëpritur.

“Janë të ftuar të gjithë qytetarët në DigitAlb Arena në Sheshin e Prishtinës.Do të jetë një atmosferë e veçantë. Do të kemi lidhje të shumta me Super Sport, me qëllim që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar”, ka thënë Vlera Jusufi për Indeksonline. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button