Althauzer: Ambasada gjermane i merr parasysh publikimet e Zaevit

Ambasadorja gjermane Kristine Althauzer në një intervistë për REL, theksoi se ambasada gjermane i merr parasysh publikimet e bisedave të përgjuara.

“Ne nuk kemi informacione shtesë nëse anëtar të ambasadës gjermane janë përgjuar, por dua ta shfrytëzoj mundësinë dhe të them e të shpresoj se qeveritarët maqedonas do t`i respektojnë obligimet nga Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, e cila i obligon që ta ruajnë sigurinë e ambasadës, të personelit të saj, duke e përfshirë edhe privatësinë e komunikimeve të saj. Ky obligim vlen pa marr parasysh pyetjes Kush e ka porositur incizimin?”, theksoi ambasadorja gjermane Kristine Althauzer.

Lajme të ngjashme

Back to top button