Rrëfimi i ish-të dashurës, piloti po e mendonte prej një viti aktin

Piloti që rrëzoi qëllimisht avionin e Germanwings në Alpet franceze kishte ndërmend që të bënte një akt të madh, që emri i tij të shënohej në histori.

Sipas publikimeve të të përditshmes gjermane “Bild”, një prej ish-të dashurave të Andreas Lubitcj, e identifikuar vetëm si Mari, prentedon se i ka thënë vitin e kaluar që një ditë do të bëjë diçka e cila do të ndryshojë gjithë sistemin dhe të gjithë do ta mbajnë mend emrin e tij.

Ajo ka rrëfyer se në atë kohë nuk ia kishte vënë veshin, por pas ngjarjes tragjike të së martës, gjithçka ka marrë tjetër kuptim. Stjuardesa 26-vjeçare gjithashtu tregon se netëve Lubitc kishte makthe dhe se sjellja e tij disa herë e kishte frikësuar.

Një ditë më parë, hetuesit zbuluan në shtëpinë e Lubitc, një raport mjekësor të grisur, sipas të cilit ai nuk duhet të ishte në punë ditën e tragjedisë. Drejtuesit e Lufthansas, kompanisë mëmë të Germanwings, menjëherë reaguan duke thënë se nuk e kishin marrë kurrë atë raport.

Ndërsa spitali në Dyseldorf, ku Lubitc është kuruar, ka reaguar duke thënë se ai është regjistruar si pacient gjatë dy muajve të fundit por edhe pse ka refuzuar të japë detaje për gjendjen e tij, ka përgënjeshtruar lajmet se ai vuante nga depresioni.

Ndërkohë, ekspertët ligjorë paralajmërojnë se Lufthanasa mund të paguajë disa qindra miliona dollarë në kompensime për viktimat, pasi do ta ketë të vështirë të provojë që rrëzimi i avionit nuk ishte faji i pilotit.

Deri tani, Lufthansa i ka ofruar familjarëve të pasagjerëve nga 50 000 euro për person, si ndihmë urgjente financiare për të përballuar shpenzimet e udhëtimit të tyre në vendin e aksidentit dhe procedurat e riatdhesimit të trupave./Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button