Kroacia dhe Uellsi shënojnë fitore

Kroacia ka shënuar fitore bindëse përballë Norvegjisë me rezultat 5:1, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për Euro 2016.

Golat për Kroacinë në këtë ndeshje i shënuan Brozovic, Perisic, Olic, Schildenfeld dhe Prnjic ndërsa golin e vetëm për Norvegjinë e shënoi Tettey.

Pas kësaj fitoreje Kroacia ngritët në vendin e parë në Grupin H me 13 pikë, 3 më shumë se sa Italia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në ndeshjen tjetër Uellsi ka deklasuar Izraelin në udhëtim, skuadër të cilin e mposhti me rezultat 3:0.

Bale dy dhe Ramsey ishin golashënuesit e këtij takimi.

Pas kësaj fitoreje Uellsi ngritët në pozitën e parë në Grupin B me 11 pikë, dy më shumë se sa Uellsi në vendin e dytë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button