Shaqiri: E dua nusen shqiptare

Pasi mbërriti me shumë bujë në Milano për të veshur fanellën e Interit Xherdan Shaqiri është rikthyer në qëndër të vëmëndjes të mediave italiane për jetën e tij private.

Por interisti mohon gjithçka në një intervistë për “Bluetooth”.

Ndër të tjera, Shaqiri ka rrëfyer edhe dëshirën e tij dhe të familjes së tij: të marrë një nuse shqiptare.

“Shumica e gjërave që shkruhen janë të pavërteta. Kam një marrëdhënie shumë të mirë në përgjithësi me femrat, natyrisht që edhe me ato italiane shkoj shumë mirë. Janë të kuptueshme, të qeshura dhe më pëlqejnë që kanë aftësi në komunikim. Kjo nuk do të thotë që unë kam bërë namin, apo jo?”, ka thënë Shaqiri.

I pyetur për vajzat shqiptare ai është shprehur: “Do të më pëlqente që si bashkëshorte të merrja një shqiptare. Kjo është një dëshirë e imja dhe e familjes sime. Dua ti shkoj deri në fund traditës së vendit tim. Plus që femrat shqiptare janë shumë të bukura dhe inteligjente, pse jo”.

Lajme të ngjashme

Back to top button