496 shqiptarë të kërkuar nga drejtësia fshihen në Angli

National Crime Agency, Agjencia Britanike që merret me krimin e organizuar dhe gjurmimin përfshi arrestimin e personave të kërkuar që fshihen në Angli, publikoi statistikat për numrin e kërkesave dhe arrestimet e shtetasve të huaj 5 vitet e fundit.

Në shtetin ishullor nga statistikat e publikuara mësohet se atje fshihen 496 shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia, transmetojnë mediat në Tiranë.

Zyra e Interpol Tiranës sipas statistikave të publikuara 5 vitet e fundit i ka nisur homologeve britanik 496 kërkesa. Ndërkohë nga statistikat që ofrohen në faqen online të National Crime Agency nga 496 policia britanike ka mundur të arrestojë vetëm 9.

Lajme të ngjashme

Back to top button