Gjendet meteori që ka goditur Australinë miliona vite më parë?!

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur shenjat e meteorit shkatërrues që goditi Australinë, miliona vite më parë. Ndërsa sipërfaqja e kraterit është zhdukur tashmë për shkak të mbushjes me dhe’, shkencëtarët gjithsesi, pas shpimit diku 400 metra nën koren e tokës, kanë arritur të gjejnë gjurmët e meteorit.

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur shenjat e meteorit shkatërrues që goditi Australinë, miliona vite më parë. Ndërsa sipërfaqja e kraterit është zhdukur tashmë për shkak të mbushjes me dhe’, shkencëtarët gjithsesi, pas shpimit diku 400 metra nën koren e tokës, kanë arritur të gjejnë gjurmët e meteorit. Kërkuesit vesojnë se meteori është ndarë në dy pjesë, para se të godiste tokën, diku 300-600 milion vjet më parë. Analizat tregojnë se korja e tokës përjetoi çarje në thellësi më shumë se 12 milje, falë presionit të madh të rënies si dhe të nxehtësisë me të cilën meteori digjej pas futjes në atmosferën e tokës.

Sipas shkencëtarëve, copat e meteorit mund të jenë ndarë në një rreze prej 10 km nga njëri tjetri. Por ajo çfarë është më e rëndësishme, shkencëtarët besojnë se meteorët kanë luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e specieve të asaj kohe në tokë. Megjithatë, shkencëtarët janë ende në faza kërkimi. Meteori më shkatërrues që ata njohin më së miri, është ai që goditi tokën 66 milion vjet më parë, që çoi në zhdukjen e dinozaurëve. Meteorët janë fenomen i shpeshtë në tokë, por shumë të vegjël, dhe madje, falë zhvillimit të shkencës, ato nuk i shpëtojnë më syrit të njeriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button