Arabia Saudite po prodhon armë nukleare

Ambasadori i Arabisë Saudite në SHBA në një intervistë për CNN nuk ka pranuar të komentojë mbi pyetjen se a po kërkon vendi i tij të prodhojë armë nukleare.

Adel Al-Jubeir tha se kjo ishte një çështje për të cilën nuk mund të diskutohej publikisht. “Kjo nuk është një gjë për të cilën mund të komentoj, por që nuk do të flas”, tha ambasadori.

Heshtja e tij ka sjellë shqetësime se monarkia autokratike mund të synojë prodhimin e arsenalit nuklear.

Në vitin 2010, “The Guardian” raportoi se agjencitë inteligjente perëndimore besojnë se Arabia Saudite ka paguar Pakistanin për programin e tij nuklear, 60% më shumë se sa çmimi, në mënyrë të të blinte sa më shpejt mbushje për raketat. Dy vendet kanë marrëdhënie shumë të afërta dhe shpesh thuhet se kanë marrëdhënie speciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button