Ora e Tokës, dritat do të fiken në 172 vende

Dritat fiken për një orë, në vende publike dhe shtëpi private, “për të ndryshuar ndryshimet e klimës”

Me këtë parullë kthehet Ora e Tokës, nisma e ndërmarrë nga organizata WWF në vitin 2007 për të tërhequr vëmendjen mbi ndryshimet e shkaktuara nga njeriu.

Nga Paqësori deri në brigjet e Atlantikut, 172 vende dhe territorie do t’i bashkohen lëvizjes që do të realizohet sipas orareve përkatëse, duke krijuar “një orë errësirë”.

Në botë, Ora e Tokës do të nisë në ishujt Samoa dhe do të vazhdojë në drejtim të Atlantikut, për t’u mbyllur në ishujt Kuk.

Mes pjesëmarrësve janë edhe zonat gjithnjë e më të prekura nga ndryshimet klimaterike si Filipinet, Maldivet dhe Madagaskari, si dhe vendet me rolin kyç për zgjidhjen e problemit si Brazili, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Fikja e dritave do të prekë edhe monumentet, kishat dhe objekte të tjera me famë botërore, nga Kulla Eifel deri tek Porta e Artë e San Franciskos, bashkë me 40 objekte të mbrojtura nga UNESCO, mes të cilave Akropoli në Athinë, kështjella e Edimburgut dhe Lugina e Tempujve në Agrixhento të Italisë. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button